A1 Report - Ish kreu i AKKP-se, Peka shkeli ligjin per sigurine kombetare

Report TV 2015-08-21

Views 8

TIRANE- "Avenir Peka, ka shkelur ligjin për AKKP-në, duke i dhënë privatëve prona që shërbejnë për mbrojtjen kombëtare dhe që konsiderohen me ligj si të pakthyeshme". Ky është argumentimi i kolonelit Artan Hoxha, ish-komandantit të Gardës së Republikës, i cili rezulton të ketë firmosur kërkesë padinë e cila është depozituar në Gjykatën e Tiranës, kundër vendimeve të marra nga Avenir Peka, për kthimin e teritorit të gardës, trashëgimtarëve të familjeve të Pandora Kazanxhi, Aishe Përnaska, Leonidha Nishku dhe Hiqmet Dema.

Kërkesa civile, për kundërshtimin nëpërmjet ligjit të vendimeve të Pekës, është firmosur në datën 25 shtator 2013, vetëm pesë ditë pasi me një vendim tjetër qeveria "Rama", ka anulluar vendimin e qeverisë "Berisha", i cili legalizonte nismën e ndërmarë nga ish-kreu i AKKP-së Avenir Peka. Në padinë civile që gazeta "Shqiptarja.com" e disponon të plotë tregohet se Avenir Peka ka gabuar, duke e konsideruar të gjithë sipërfaqen e kthyer tek privatët si "Shesh", ndërkohë që një pjesë e sipërfaqes prej 7554 të kthyer tek privatët është e zënë me objekte, në pronësi dhe përdorim të Gardës së Republikës.

Share This Video


Download

  
Report form