A1 Report - Malaj në A1Report: Luftë informalitetit, por jo kështu

Report TV 2015-09-04

Views 0

Për ish-ministrin e Financave dhe të Ekonomisë Arben Malaj lufta për të ulur nivelin e informalitetit në ekonomi është një gjë e domosdoshme. Malaj gjatë intervistës së dhënë për A1 Report tha se kjo nuk duhet bërë me masa sforcuese.

?Si çdo ekonomist, mbështetës domosdoshmërinë për të ulur informalitetit. Nuk jam dakord me mënyrën se si do të luftohet. Shqipëria e ka niveli ne informalitetit më të ulët se vendet e rajonit. Nuk duhet të mendojmë që ky popull e meriton që t?i biesh me dru. Shqiptarët meritojnë një qeveri të mençur. Është e domosdoshme që ekonomia informale të ulet, por kjo të bëhet përmes tre hapave; lehtësim, formalizim dhe më pas penalizim?, tha Malaj.

?Aksionet e sforcuara nuk kanë rezultate të qëndrueshme. Bazuar në stadiumet e bëra për vende të tjera, nuk rekomandohet dhe nuk konsiderohet e suksesshme një fushatë penalizuese?, tha më tej ish-ministri i Financave.

Malaj shprehet se qeveria është ndoshta ?e detyruar? të marrë këto hapa për shkak të vështirëdive në buxhet që është krijuar nga mbledhja e ulët e të ardhurave. Duke bërë thirrje që të mos ketë një frymë ?terrorizuese? ndaj biznesit, Malaj vë theksin edhe tek administrat tatimore.

?Ka njerëz me probleme por ka edhe njerëz për të cilët është investuar shumë që prej vitit 1992. Shpesh këta njerëz janë viktimë të rotacioneve politike. Mbështes çdo masë për punonjësit e korruptuar. Në botë kur flitet për ekonominë informale nuk flitet me kaq urrejtje?, tha ai.

Malaj duke shprehur mendimin se niveli i ekonomisë informale në Shqipëri është 33-34%, thekson se kësaj pjesë të ekonomisë i duhen njohur edhe kontributet.

?Ekonomia informale është 33-34% aq sa e kanë të gjitha vendet në tranzicion. Kontribut në zbutjen e papunësisë dhe varfërisë. E dyta, ajo që nuk bie dakord që duhet t?ia shpjegojë kryeministri nuk është biznesi i vogël që krijon probleme. Nuk quhet biznesi informal, biznes i zi, por gri. Biznes i zi quhet korrupsioni, droga, prostitucioni etj. Prandaj ekspertët kërkojnë që lufta të nisme luftën kundrabandës dhe korrupsionit?, tha Malaj.

Share This Video


Download

  
Report form