?Për një ekonomi më të drejtë?, me këtë slogan, biznesi ka marshuar paqësisht sot në Tiranë. Nëpërmjet kësaj iniciative biznesi kërkon të sensibilizojë të gjithë qytetarët për rëndësinë e luftës kundër informalitetit, ndërsa marshimi ka filluar në orën 15:00 dhe ka vazhduar deri në orën 16:00.
Në marshim morën pjesë një grup shoqatash të biznesit të prira nga Bashkimi Tregtar i Shqipërisë dhe bizneset shqiptare dhe të huaja, me mbështetjen e gjerë në publik organizojnë marshimin e parë të sipërmarrjes së lirë. Të gjithë pjesëmarrësit ishin pajisur me një tullumbace të zezë si një gjest simbolik i njollës së zezë të informalitetin.
E pranishme në marshim, Mira Pogaçi, drejtoresha e shoqatës "Bashkimi Tregtarë i Shqipërisë" tha se ky është një marshim paqësorë për një ekonomi më të drejtë.
"Qytetarët duhet të jenë pjesë si konsumatorë i gjithë produkteve në treg, pjesë e formalizimit të vendit. Ne jemi të gatshëm të bashkohemi në të gjitha tryezat e punës për të ofruar ndihmë bashkë me shoqatat e tjera të dhomave të tregitë", tha Pogaçi.
Cilat janë rreziqet për ekonominë?
Pogaçi: Informaliteti dëmton zhvillimin e gjithë bizneseve vendase, asnjë biznes nuk mund të rritet, pengon dhe frenon ardhjen e investimeve të huaja, dëmton të drejtat e të punësuarve, dëmton konsumatorin.