A1 Report - Rama: Një kompani e huaj do administrojë Portin e Durrësit

Report TV 2015-08-22

Views 0

DURRËS - Linja e re e trageteve Durrës-Bari është inauguruar sot në qytetin e Durrësit. Të pranishëm në inaugurim ishin Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori Italian në vendin tonë Massimo Gaiani. Trageti i kompanisë GNV do të vihet në shërbim të udhëtarëve, të cilët do të udhëtojnë nga Durrësi në Bari ose anasjelltas më datë 31 korrik.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri Rama gjatë fjalës së tij.

"Jam shumë i lumtur që jemi sot, këtu, realisht, sepse është një moment shumë i rëndësishëm transformimi. Nuk bëhet fjalë thjesht për ardhjen e një anije të re në shërbim të të gjithë pasagjerëve shqiptarë apo italianë, se mos harrojmë që nuk janë thjesht 500 mijë apo gjysmë milioni shqiptarë në Itali, që duan të vijnë në Shqipëri, por janë edhe 20 mijë italianë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri e që duan të shkojnë në Itali.

Është një interes i ndërsjellë dhe jam i bindur që një nga italianët që kanë gjetur punë në Shqipëri, që është edhe këtu me ne, Karlo Bolino, është me siguri shumë i lumtur që standardi i udhëtimit të tij në det drejt shtëpisë rritet në mënyrë eksponenciale me ardhjen e kësaj kompanie prestigjioze, jo vetëm italiane, por edhe europiane. Prandaj, për ne s?bëhet fjalë për ardhjen e një anije të re, por bëhet fjalë për hapjen e një kapitulli të ri, të shumëkërkuar me mundim në këtë periudhë të parë të qeverisjes sonë, për shkak se qysh në momentin e parë kemi qenë të vetëdijshëm se pasagjerëve, që duan të përdorin rrugën detare për të shkuar dhe për të ardhur në Europë përmes Italisë, nuk mundet dot t?ju ofrohet niveli, standardet dhe shërbimi mizerabël që është degraduar në vite dhe që iu është imponuar si e vetmja mundësi në vitet e fundit" - tha Rama.

Më tej, Rama tha se situata në transportin detarë ka qenë në një gjendje të mjerueshme dhe vetëm në 2014 ky sektor pësoi një pikë kthese në drejtimin e duhur.

Rama tha se brenda një viti në vendin tonë do të vijë për të administruar Portin e Durrësit një nga kompanitë më të mëdha të transportit detarë duke e cilësuar këtë si një tjetër histori suksesi.

Duke ju drejtuar biznesmenëve italianë në vendin tonë Rama tha se fitimet do jenë reciproke.

?Do keni fitime nga Shqipëria sepse për fitime keni ardhur sepse nuk ju ka sjellë këtu Vatikani por interesi ekonomik, por edhe Shqipëria do ketë një përfitim ekonomik prej jush. Duke parë edhe zhvillimet në rajon është e sigurtë që të gjitha rrugët nuk do të të çojnë më në Romë, por në Durrës," - tha Rama.

Gaiani: Durrësi mund të bëhet portë hyrëse e mallrave në Ballkan
Qyteti i Durrësit mund të bëhet një portë e madhe e hyrjes së mallrave tregtare në Ballkan ka thënë ambasadori Italian Massimo Gaiani gjatë fjalës së tij.

Ai falënderoi Kryeministrin Rama duke thënë se ai e kuptoi menjëherë rëndësinë e faktorit të ri që po hyn në qytetin e Durrësit

?Vetë qyteti i Durrësit mund të bëhet portë e vërtetë e hyrjes së mallrave tregëtarë për gjithë ballkanin. Kryeministër Rama e kuptoi menjëherë rëndësinë e këtij faktori të ri që po ...

Share This Video


Download

  
Report form