TIRANE- Qeveria shqiptare është e interesuar në tërheqjen e sa më shumë investimeve të huaja, por për këtë nevojitet krijimi i një klime të përshtatshme. Këtë e ka shprehur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me investitorë të huaj në vendin tonë, në prani edhe të ambasadorit të BE në Shqipëri Ettore Sequi, duke theksuar se vendosja e sistemit të taksimit të ndershëm i vjen në ndihmë sipërmarrjes. Kreu i qeverisë theksoi se sistemi i taksimit të ndershëm inkurajon investimet, si dhe nuk përbën barrë për biznesin e madh.
"Sistemi i ndershëm i taksimit nuk përbën më një barrë tek biznesi i madh për përfaqëson inkurajim dhe qëndrueshëmëri.
Një taksë reale mbi të ardhurat rreth 22 % ishte një reflektim i asaj qeverisje që thonte një gjë dhe bënte një gjë tjetër, ne i shpallim qëllimet tona dhe i bëjmë të qarta politikat tona. Sa i përket sistemit të taksimit ne po punojmë për të arritur një marrëveshje të veçantë fiskale me qëllim që t'i krijojmë bizneseve kushte të përshtatshme", tha Rama.
Duke u ndalur tek Këshilli Ekonomik Kombëtar dhe mundësive që krijon ky këshill si urë lidhëse me biznesin, kreu i qeverisë tha se do të pasohet me krijimit të Këshillit të Investimeve, në mënyrë që të rritet edhe dialogu qeveri-investitorë.
"Ne ngritem ashtu si kishim premtuar Këshillin Ekonomik Kombëtar. Për të diksutuar me aktorët kryesore ekonomikëçështjet që ata i shqetësojnë dhe propozimet. Ky këshill do të jetë një instrument në dispoziconin tuaj jo vetëm që të sillet mendimi dhe propozimet e përfaqësuesve tuaj, por për të sjellë përmes kësaj ure lidhëse shqetësimet tuaja specifike të veçanta në lidhje me administratën, apo procedurat, në raste kur keni pakënaqësi. Ky sistem do të ndiqet nga krijimi i Këshillit të Investimeve me qëllim që të rritet dialogu ynë me investitorët dnë mënyrë që të garantohet edhe vazhdimësia e projekteve. Mund të ketë ankesa për procedurat që i kërkojnë atyre shumë kohë, kundër korrupsionit apo monopoleve", vijoi kreu i qeverisë.