A1 Report - Edi Rama: Prokuror te huaj per 21 janarin, dosjet e korrupsionit

Report TV 2015-08-21

Views 5

TIRANE- Kryeministri Edi Rama deklaron se opozita vazhdon të mbajë sistemin e drejtësisë nga i cili ka marrë garancinë se nuk do të preken. Nga foltorja e Kuvendit Rama propozon marrjen e një prokurori të huaj për hetimin e të gjitha dosjeve, përfshi këtu edhe atë të 21 janarit dhe dosjet e korrupsionit. Ish-kryeministri Berisha përsëriti se më 21 janar Rama kishte plan të bënte grusht shteti.

Në replikë Rama tha se Berisha është karikatura e Enverit: "Ju e keni me Enverin e vdekur se ju mban peng ky i gjalli, karikatura e tij." Gjatë pushimit debate mes Bodes dhe kryeministri Edi Rama.

Seanca e sotme është zhvilluar me debate dhe replika të ashpra edhe në lidhje me shkarkimin e Zana Xhukës, nga detyra e kryeinspektores së ILDKP-së. Debatet kanë përfshirë deputetët e opozitës dhe ata të mazhorancës, në lidhje me ligjshmërinë e përfshirjes në rend të ditës të kësaj çështjeje. Në krye të këtij institucioni i emërua Shkëlqim Ganaj.

Debate dhe përplasje kishte mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, për ligjshmërinë e procedurave. Berisha tha se, kjo që po ndodh sot ishte një puç për institucionet e pavarura. Ndërsa Meta tha se, ka qenë gjithmonë kundër mënyrës se si është zgjedhur ajo.

Përplasje e ashpër edhe mes deputetëve Jozefina Topalli dhe Fatmir Xhafaj. Ky i fundit akuzoi Topallin se e kishte kthyer Kuvendin në shtojcë të PD-së, ndërsa për Topallin, Xhafaj është shumë qesharak në ata që deklaroi në podiumin e Kuvendit. Gjatë pushimit debate mes Bodes dhe kryeministri Edi Rama.

ORA 15:00 KUVENDI VOTON ME 77 VOTA SHKARKIMIN E ZANA XHUKES
Kuvendi jo vetëm ka shkarkuar vetëm me votat e mazhorancës dhe pa praninë e opozitës kreun e ILDKP-së Zana Xhukën, por në në vend të saj është emëruar në krye të këtij institucioni me 75 vota pro dhe dy abstenime Shkëlqim Gani.

Kjo procedurë riktheu edhe njëherë dekretet e Presidentit ne sallën e seancave plenare pasi sipas mazhorancës në datën 21 janar 2013 është votuar vetëm Zana Xhuka, e për pasojë duhej ndrequr kjo parregullsi.

Por kjo është kundërshtar nga opozita duke e kthyer Parlamentin në arenë debatesh ku protagonisti kryesor edhe kësaj radhe ishte ish-kryeministri Berisha, i cili bashkë me deputetët e tjerë të opozitës kanë sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta.

Në fund të vitit 2013 mazhoranca ngriti një grup kontrolli për punën në ILDKP nga ku konstatoi pavlefshmëri të emërimit të saj, pasi nuk përmbushte kriteret, si edhe punë të dobët. Më pas 51 deputet të mazhorancës duke u bazuar në këtë raport kërkuan shkarkimin e saj.

Share This Video


Download

  
Report form