DURRES- Pas grabitjes së pikës së skrapit "Shijak SHPK" ditën e djeshme në Fushë-Krujë, policia ka arrestuar njërin nga 4 grabitësit. Arrestimi i Besnik Pulës u bë i mundur nga policia e Durrësit, ndërsa personi po lëvizte më makinën e tij nga Fushë-Kruja në drejtim të Durrësit.
Në momentin e arrestimit, grabitësi nuk ka kundërshtuar forcat speciale, ndërsa është shoqëruar në ambientet e drejtorisë së Policisë së Qarkut, po merret në pyetje.
Policia nuk bën të ditur emrat e 3 grabitësve të tjerë të identifikuar, të cilët janë në kërkim.
Dje në pikën e skrapit në Fushë-Krujë u grabitën 700 mijë Lekë. Katër grabitësit u larguan me një mjet BMW, i cili u gjet i braktisur dhe i djegur disa orë pas ngjarjes.