Ora News - Kamëz: Një person merret peng, makina pikaset në Fushë Krujë

Ora News Lajme 2020-01-17

Views 1

#rtvora #oranews
Banorët e Kamzës janë gjendur nën terror mesditën e së premtes kur pas një sherri një person është marrë peng. Dyshohet se shkak është bërë konflikti për një makinë, por edhe pse është bërë njoftimi në kohë, autorët janë larguar pa gjurmë.

Rreth mesditës kalimtarët në rrugën ?Londër? kanë denoncuar për një konflikt të dhunshëm dhe pengmarrjen e një personi.

Autorët dyshohet se gjithçka e kanë nisur pas një konlikti për një automjet.

Sipas policisë, personat e përfshirë në konflikt kanë qenë më herët në një nga lokalet e lagjes për tu përplasur më pas disa metra më tutje.

Sapo kanë parë personin me të cilin ishin në përplasje, autorët e kanë ndjekur te vendi ku ai kishte të parkuar makinën, mes një blloku të pallateve.

Sherri ka ndodhur në prani të disa fëmijëve, të cilët sapo kishin dalë nga shkolla. Ata kanë njoftuar të afërmit e më pas edhe policinë.

Pasi e kanë hipur me dhunë në automjet, autorët janë larguar pa lënë shumë gjurmë.

Policia dyshon se autorët së bashku me personin e marrë peng përmes rrugës "Napoli"janë larguar drejt rrethinave të Kamzës.

Pak momente pas ngjarjes policia ka identifikuar një automjet në zonën e Fushë Krujës, në zonën e njohur si Ura e Gjoles.

Për këtë arsye në hetime është përfshirë dhe policia e Krujës për të identifikuar autorët e dyshuar.

Në vendngjarje është sekuestruar automjeti i personit që është marrë peng, ndërsa janë marrë në pyetje edhe dëshmimtarët.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/merret-peng-nje-person-ne-kamez

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form