EMRI/ Merret peng një person në Kamëz, e fusin me dhunë në makinë! Policia në ndjekje të autorëve

Report TV 2020-01-17

Views 0

KAMËZ- Jan Prenga 49 vjeç është marrë peng nga disa të tjerë në qytetin e Kamzës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:44, në rrugën ?Londër". Sipas policisë gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë me forcë në makinën e autorëve një prej të përfshirëve në sherr.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie që më pas janë vënë në ndjekje të automjetit që është larguar me shpejtësi. Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku aty ende janë shenjat e gjakut të shkaktuar nga përleshja. Aty është gjetur një këpucë dhe makina që dyshohet të jetë e personit të rrëmbyer.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS