Report TV - E shkuara e autorëve të vrasjes në Kamëz

Report TV 2018-05-14

Views 4

Autori i ngjarjes kriminale në Kamëz, Vladimir Kurti, që qëlloi për vdekje pronarin e minimarketit, Arben Buci, gjatë një tentative grabitjeje, nuk është një emër i panjohur për policinë.
Report Tv ka siguruar një vendim të Gjykatës së Tiranës, ku rezulton se Vladimir Kurti është dënuar me 5 vite burg në vitin 2010, pasi akuzohej për veprën penale ?vjedhje me dhunë?, kryer në bashkëpunim.

28-vjeçari Kurti është arrestuar sërish sot nga policia, së bashku me shtetasin Rrushdi Hoda, pasi gjatë grabitjes së minimarketit në Kamëz vranë pronarin dhe plagosën bashkëshorten e tij, Merita Buci. Ngjarja e rëndë ndodhi në prani të fëmijës 6-vjeçar të çiftit të bashkëshortëve. 
Ndërkohë edhe bashkëpuntori I Vladimir Kuritit në ngjarjen e Kamzës, Rushdi Hode gjithashtu është me precedent penal të mëparshëm. Ai është shoqëruar disa herë për vjedhje të ndryshme në Kamëz, ndërkohë që ishte person i skeduar nga Policia dhe si I dyshuar për ngjarje të tjera.

Vladimir Kurti dhe Rushdi Hode do përballen me akuzat e ?Vjedhje me armë, me pasojë vdekjen? dhe ?Armbajtje pa leje?. Vepra penale që parashikojnë dënim deri në burgim të përjetshëm.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS