Grabitja në Fushë-Krujë, policia: Autorët dyshohet se grabitën kambistët në Durrës

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 30

Policia e Durrësit vazhdon hetimin në lidhje me grabitjen e firmës së hekurit në Fushë Krujë, që ndodhi ditën e djeshme me 12 qershor.
Policia ka arritur te identifikoje 4 autoret e grabitjes te cilet janë shpallur në kërkim kombëtar dhe shume shpejt pritet arrestimi i tyre, emrat nuk bëhen të ditur për arsye hetimi. Ka informacione nga policia se i njëjti grup dyshohet të jenë autorë të grabitjes së kambistëve në Durrës.
Si rezultat i këtyre veprimeve u kapen dhe u shoqëruan në ambjentet e policisë së Durrësit 6 persona të dyshuar për grabitjen.
Nga puna hetimore u arrit të dokumentohet dhe zbulohet se njëri prej të shoqëruarve është bashkëpunëtor i grabitjes se ndodhur në datë 16.05.2014 në pikën e grumbullimit të skrapit në Mamurras, ku grabitësit plagosen me armë zjarri rojen e pikës, shtetasin Gezim Mehmeti 56 vjeç i cili është ende në spital në gjendje të rendë.
Pas këtij zbulimi policia dhe prokuroria e Durrësit, njoftuan ato të qarkut të Lezhës, ku si rezultat prokuroria e Lezhes lëshoi një urdhër ndalimi për shtetasin Dritan Pula, 39 vjeç banues ne Gramez të Krujës, i denuar më parë për armëmbajtje dhe kanosje.
Policia e Durresit lidhur ne këtë ngjarje mobilizoi një numër të madh efektivash të mbeshtetura këto edhe nga Renea dhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte, dhe menjëherë filloi një krehje e zonës nga ku u dyshua se ishin larguar autorët e grabitjes e shoqeruar kjo me disa kontrolle ambjentesh dhe vendesh.
Grabitja
Mesditën e 12 qershorit persona të armatosur dhe të maskuar pasi kërcenuan me armë rojen e firmes shtetasin Dashamir Kullaj, 48 vjeç, hynë në zyren e financës dhe morën rreth 100.000 lekë të reja. Pas vjedhjes, grabitesit munden të largohen me një mjet tip BMW pa targa me ngjyre gri te cilën e braktisen dhe më pas e dogjën në fshatin Larush në Fush Kruje.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form