A1 Report - Qendër për strehimin e romëve, Klosi: Trampolinë për t’i larguar nga rruga

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - 170 pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian janë strehuar në qendrën tranzitore të emergjencave në Shish-Tufinë, e cila është përuruar sot nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi për të cilin fëmijët kishin përgatitur edhe një përshëndetje.

Ministri tha se kjo është një qendër e cila do të shërbejë si një trampolinë për të nxjerrë nga rruga dhe për të rehabilituar qindra fëmijë rom e egjiptianë.

?Tashmë plotë 160 banorë të këtij komuniteti kanë harruar përfundimisht jetën e rrugëve dhe janë të sistemuar në këto ambiente të cilat nuk janë ambiente përfundimtare por është një qendër tranzicioni e cila do të shërbejë për riaftësimin e tyre dhe për të pasur mundësi që këto familje të kenë mundësi që të jetojnë jetën e përditshme?, u shpreh Klosi.

Ndërkohë përfaqësues të Bashkimit Europian dhe PNUD u shprehën se kjo është një qendër me standarde dhe që e kryen më së miri funksionin e saj.
?Kushtet këtu janë shumë të mira dhe është bërë një punë e shkëlqyer për rehabilitimin e këtyre familjeve e fëmijëve?.
?Ne kemi investuar dhe e kemi ndjekur me kujdes këtë qendër dhe sot që jemi këtu kuptojmë se jemi në rrugën e duhur për rehabilitimin e këtyre fëmijëve. Qendra si kjo duhet të shtohen edhe më tepër në vend?.

Periudha e qëndrimit në këtë qendër varion nga 1-24 muaj dhe shërben si strehëz e përkohshme për personat dhe familjet në situatë rruge e në gjendje të vështirë ekonomike.
Rehabilitimi i qendrës u mundësua falë projektit ?Mbështetje për përfshirjen sociale të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane? i financuar nga BE, projekt i cili synon përfshirjen sociale dhe fuqizimin e këtyre dy komuniteteve.

Share This Video


Download

  
Report form