Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
4 korriku do të mbledhë 6 kryeministrat e rajonit për të nënshrkuar në Samitin e Parisit, marrëveshjen e zyrës rajonale rinore RYCO me qendër në Tiranë. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi që do jetë pjesë e këtij takimi me homologët e tij tha se zyra do të intensifikojë marrëdhëniet mes të rinjve dhe institucioneve në fushat e qeverisjes demokratike, të arsimit profesional , inovacionit dhe kulturës.
Klosi: Zyra rajonale të ketë mundësinë që të kthehet në një qendër multifunksionale jo vetëm për rininë, por të shërbejë si një model i mirë për shumë aktivitete të ngjashme që ne mund të realizojmë. Qoftë duke filluar me arsimin professional, tregun e punës, kulaifikimet e të rinjvë, politikat për punësimin e të rinjve, shërbimet sociale që duhet të fillojmë ti binjakëzojmë.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/zyra-rajonale-rinore-klosi-do-te-kthehet-ne-nje-qender-multifunksionale/