Ora News – Firmoset marrëveshja për Zyrën Rajonale Rinore, do të ngrihet në Tiranë

Ora News Lajme 2016-07-19

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministrat e Rajonit të Ballkanit firmosën marrëveshjen për themelimin e zyrës rajonale të bashkëpunimit rinor. Kjo zyrë u vendos që do të ngrihet në Tiranë për të financuar projekte që rrisin bashkëpunimin në rajon si dhe mundësitë për kualifikime profesionale.
Duke u bazuar në përvojën 50 vjeçare të zyrës së rinisë franko-gjermane, për bashkëpunimin e të rinjve, misioni i Zyrës në Tiranë do të jetë ai i mbështetjes së aktiviteteve që promovojnë pajtimin e popujve, si dhe programet për diversitetin, shkëmbim ndërkulturor, lëvizshmërinë rajonale, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe promovimin e vlerave demokratike. Të gjitha shtetet pjesëmarrëse shprehën bindjen e tyre se RYCO do të japë një kontribut të madh në pajtimin dhe të ardhmen europiane të rajonit, duke forcuar shkëmbimet dhe lëvizjen e rinisë së rajonit.
Kryeministri Rama vlerësoi Samitin, si një takim inkurajues në mënyrë të veçantë për vendet që janë në rrugën e integrimit europian. Kryeministri Rama vuri theksin se është hapur një epokë e re për Ballkanin Perëndimor përmes procesit të Berlinit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/firmoset-marreveshja-per-zyren-rajonale-rinore-do-te-ngrihet-ne-tirane/

Share This Video


Download

  
Report form