Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 50 milionë euro është investimi që do realizohet brenda 4 viteve, qendra rajonale e emergjencave civile në ish repartin ushtarak të Rrencit në Shkodër.
Investimi i mbështetur nga NATO dhe ambasada amerikane, do koordinohet mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, por që pritet t?i shtohen edhe Mali i Zi e Bosnje Hercegovina.
Kjo qendër multifunksionale do të sjellë ndërhyrje të specializuara dhe me mjete që sot shtetet tona nuk i disponojnë.
Shemsi Prençi, drejtor i emergjencave civile: Do ngrihet një qendër rajonale multifunksionale për shuarjen e zjarreve në pyje, për trajnime, për evakuimin e banorëve në zona të përmbytura.
Fadil Kodra, drejtor i emergjencave civile i Kosovës: Fatkeqësitë natyrore nuk njohin kufi. Është me rëndësi që ne së bashku të veprojmë. Përshëndes qendrën e Emergjencës së Shqipërisë dhe iniciativa të tilla do t?i mbështesim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qender-rajonale-emergjencash-ne-shkoder-investimi-50-mln-euro/