Ora News – Shpallet fituesi për koncesionin e aeroportin e Kukësit, investimi privat 8 mln euro

Ora News Lajme 2019-01-11

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Aeroporti i Kukësit do të jepet me konçesion për 35 vite. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përmbyllur fazën e vlerësimit të ofertave dhe ka shpallur fitues Bashkimin e Përkohshëm të Shoqërive "Global Technical Mechanichs" sh.p.k. dhe "Bami" sh.p.k. e cila ishte e vetmja ofertë e bërë gjatë tenderit.

Kompanitë rezultojnë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

"Global Technical Mechanichs" e cila ka si aksioner të vetëm Ridgers Mema është krijuar në 2017 ndërsa "Bami" shpk rezulton e regjistruar në vitin 1999 dhe ka si aksioner të vetëm Besnik Bamin.

Të dyja kompaninë kanë si aktivitet kryesor infrastrukturën rrugore dhe aeroportuale.

Investimi është parashikuar që të jetë rreth 8 mln euro ndërsa konçesioni do të jetë i tipit PPP.

Një nga kriteret kualifikuese të kësaj procedure është përcaktuar pjesëmarrja e një shoqerie/ekspertesh me përvojë në fushën e operimit dhe manaxhimit të aeroporteve e pajisur me licencat përkatëse lëshuar nga autoritetet ndërkombëtare të aviacionit.
Në dokumentet e dorëzuara nga konsorciumi që ka paraqitur ofertën në këtë procedurë gare është përfshirë dhe marrëveshja me kompaninë hollandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve.

Investimi parashikon rehabilitimin dhe operimin e Aeroportit të Kukësit, duke bërë zgjerimin e pistës së aeroportit si dhe zgjerimin e terminalit të pasagjerëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shpallet-fituesi-ne-garen-aeroportin-e-kukesit-investimi-privat-8-milion-euro

Share This Video


Download

  
Report form