Oferta e vetme e dy kompanive ?Global Technical Mechanichs? dhe ?Bami? sh.p.k. është shpallur fituese për zgjerimin dhe operimin për 35 vjet të aeroportit të Kukësit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë konsideroi të vlefshme kërkesën e këtij bashkimi kompanish, të cilat do të bashkëpunojnë me firmën holandeze NACO për të administruar fluturimet në këtë aeroport.
Menjëherë pas kësaj shpallje do të bëhet firmosja e kontratës dhe nisja e punës për vënien në operim të aeroportit.
Të gjithë shtesat dhe parametrat e aeroportit të ri do të realizohen për ta përshtatur atë me standardet low cost, çka pritet që të ulë ndjeshëm koston e transportit ajror në Shqipëri, ku çmimet e biletave janë ndër më të lartat në rajon.
Avionët që do të operojnë do të kenë kapacitet 180-189 vende.
Në total kompania do të investojë 8 milion euro për zgjerimin e pistës së aeroportit, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve dhe zonës së parkingut.
Në korrik ishte konsorciumi ?Kastrati? & T.M.D Systems LTD? që dorëzoi në qeveri një ofertë të pakërkuar për të përfunduar punimet dhe për të vënë në operim aeroportin, ku dhe u shpërblye me 8% të pikëve bonus në garë, por kjo shoqëri nuk paraqiti ofertë në tender.
Nëse nisja e rehabilitimit të aeroportit do të bëhet brenda afateve, në Kukës fluturimet mund të jenë gati në fillim të vitit 2020.
Ndërkohë qeveria është negociata për të ndërtuar edhe një aeroport në Vlorë dhe një tjetër në Sarandë.
Tv Klan