Arrestohet ish - drejtori i aeroportit të Kukësit

RTV KLAN 2017-07-25

Views 1

Policia e Kukësit arrestoi këtë mesditë ish-drejtorin e aeroportit të këtij qyteti, Agron Xhafa, si dhe shefin e financës së këtij aeroporti. Xhafa, gjatë zgjedhjeve të fundit ka qenë kandidat për deputet në listën e LSI-së.

Po ashtu është shpallur në kërkim, ish- drejtori i aeroportit Arben Carkanji i cili ka ka mbajtur këtë funksion nga viti 2013, deri në janar të vitit 2017.

Të tre ata akuzohen se kanë paguar rrogat e rreth 70 punonjësve që prej muajit janar të këtij vitit deri në periudhën zgjedhore.

Por sipas hetimit të kryer asnjë prej punonjësve të cilët kanë përfituar pagat nuk janë paraqitur në punë.

Pas hetimit të kryer nga prokuroria, Gjykata e Kukësit ka nxjerrë vendimet e arrestit për të tre personat. Pagat e personelit e Autoritetit të Aviacionit Civil paguhen nga shoqata e Transportit ajror, nga përfitimet e shfrytëzimit të hapësirës ajrorë shqiptare nga kompanitë e ndërkombëtare të fluturimeve. Hetimet pritet të zbardhin detaje të reja në lidhje me abuzimet e mundshme. TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS