Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të rrugëve Dashamir Xhika, pas abuzimeve që janë konstatuar në procedurat tenderuese dhe mbikëqyrëse në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar. Procedurat për ndërtimin e kësaj rruge kanë nisur që në vitin 2009. Arrestimi i Gjikës është realizuar në banesën e tij, ndërkohë në pranga ka rënë edhe Andi Toma, ky i fundit ish-funksionar i Partisë Demokratike i arrestuar dhe disa vite më parë për abuzimet gjatë ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës dhe Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit).
Përveç Xhikës, Tomës dhe Tarbës janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, biznesmenë, pra 6 të arrestuar në total, një në arrest shtëpie, ndërsa 6 janë lënë në detyrim paraqitje. Abuzimet financiare të shkaktuara përllogariten në shifrën 5 miliard lekë të vjetra.I gjithë operacioni është udhëhequr deri në mesnatë nga drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Ardian Nezha, të proceduar janë ish-zyrtarë të lartë, kolaudues dhe disa biznesmenë të kompanive ndërtuese ?Arifaj? dhe Tre vllezërit Hysa?.