A1 Report - Tiranë, rruga e Selitës në gjendje të mjerueshme, 10 minuta për 500 metra

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANË - Segmenti rrugor i Selitës, i cili është njëri më të ngarkuarit në këtë zonë, është kthyer në një gangrenë për të gjithë ata që e kanë shtëpinë në këtë pjesë të kryeqytetit.

Përpos automjeteve të banorëve të kësaj zone, këtu qarkullojnë edhe makinat e tonazhit të rëndë që po punojnë për zgjerimin e unazës së madhe.

Për të përshkruar vetëm një gjatësi prej 500 metrash, makinave iu duhen jo vetëm minuta të tëra, por edhe ndikojnë në amortizimin e tyre.

Ndërkohë që edhe punimet që kanë nisur për zgjerimin e Unazës së madhe po ecin me ritme tejet të ngadalta. Ndonëse sipas tabelës së vendosur, punimet për zgjerimin e këtyre 600 metrave rrugë për Unazën e madhe duhet të përfundojnë në muajin prill të këtij viti, por nga ritmi me të cilat po punohet kjo ditë do të jetë shumë e largët.

Share This Video


Download

  
Report form