Report TV - Klosi mbështet nismën e De Biasit: Qendër për rehabilitimin e arinjve

Report TV 2018-05-09

Views 0

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Z.Blendi Klosi mbështeti dhe inkurajoi përpjekjet e aktivistëve dhe fondacionit ?Katër Putrat? për eliminimin e fenomenit të arinjve të robëruar në Shqipëri. Në një takim të mbajtur ditën e sotme mbi arritjet dhe sfidat në dy vite përpjekje për shpëtimin e arinjve të murrmë, Ministri Klosi deklaroi se ruajtja e faunës së egër është jo vetëm një pasuri për vendin tonë por edhe një atraksion turistik. ?Ne kemi një turizëm, i cili mund të bazohet fare qartë edhe në specie të tilla si ariu i murmë. Ne kemi një turizëm, i cili është unik është i veçantë sepse ka një produkt të veçantë që s?e ka asnjë nga vendet e rajonit që janë Alpet e Shqipërisë dhe Alpet e Shqipërisë bukuria natyrore që ne kemi në ato alpe do të ishte e pamundur pa mbrojtjen e specieve të tilla. Do të ishte e mangët, nëqoftëse bukuritë e natyrës nuk shoqëroheshin edhe me bukuritë, edhe me agresivitetin edhe me legjendën e specieve të tilla?- tha ministri Klosi duke shprehur falenderimet e tij për punën e përbashkët të institucioneve shtetërore dhe përfaqësuesve të fondacionit për shpëtimin nga robëria të 21 arinjve të murrmë.
Më tej duke iu referuar shembullit pozitiv në Kosovë, ministri Klosi i kërkoi Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura që të punojë për ngritjen e një parku rehabilitues për arinjtë e skllavëruar në kafaze. ?Në kuadër edhe të iniciativës të fondacionit ?Katër Putrave? për të ndërtuar një park në zonat tona të mbrojtura unë do t?i kërkoja Drejtorit të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura që së bashku me fondacionin të kenë mundësi sa më shpejt të ndërtojnë një projekt menaxhimi, ambientalist, turistik, por dhe ekonomik të një parku të tillë, që pastaj të shikojmë mundësinë e krijimit të një atraksioni turistik por dhe ambientalist në një park të tillë që për fat të mirë miqtë tanë në Kosovë e kanë zhvilluar dhe e mirëmbajtur me standarte evropiane.?- tha ministri Klosi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS