A1 Report - Fustane me letra higjinike, fitohet për të tretin vit nga e njëjta garuese

Report TV 2015-08-22

Views 6

Dhjetë pjesmarrëse nga e gjithë Amerika morën pjesë në konkursin e përvitshëm për fustanet shik dhe të lira, të krijuara me letër higjenike. Fituesja Susan Brennan nga Michigani, kampione në fuqi prej tre vitesh, u shpall fituese me fustanin e realizuar me një model të viteve 1920.

"Më pëlqejnë shumë gjërat e krijuara më dorë, ashtu si dhe këto punime me dantellë, të cilat i japin më shumë figurë gjithë krijimit të fustanit. Është vërtetë shumë romantike", shprehet Breannan, e cila e ka quajtur 'romancë në rrotull'. Asaj i janë dashur 20 rrotulla letre higjenike, shirit, ngjitës dhe fije peri.

Çmimi i dytë u rrëmbye nga fituesja e vitit 2008, Katrina Chalifoux nga Tenezi, e cila ka krijuar plot 28 fustane dhe për të cilat modelja e saj Stephanie shprehet se janë shumë të lehta dhe praktike për t'u veshur.

"Është shumë e lehtë për ta veshur dhe për të ecur me të. Do ta vishja pa e menduar dy herë në dasmën time, është shprehur ajo.
Ndërsa fituesja e vendit të tretë Amber Mills nga Texasi ka krijuar një fustan vintage me disa letra higjenike të gjetur online, që datonin prej vitit 1970-të.

10 finalistet janë zgjedhur mes 1400 konkurrentesh që morën pjesë në fazën fillestare. Laura Gawne dhe Susan Bain e nisën këtë event si një konkurs fotosh me një çmim $500 dollarë. Këtë vit fituesi i parë mori një çmim prej $10,000 dollarësh ndërsa çmimi i dytë $5,000 dollarë. Finalistët e tjera morën një furnizim të përjetshëm me letrat higjenike nga Charmin.

Share This Video


Download

  
Report form