A1 Report - Apeli lë në burg tre nga gjashtë të arrestuarit për skandalin e Pukës

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE- Gjykata e Apelit shqyrton dhe lë në burg 3 prej 6 të arrestuarve të skandalit të Pukës, mes tyre 1 prokuror, dy avokatë, kancelaren dhe sekretaren e Gjykatës së Pukës dhe një sekser.

Gjykatësja Zeqine Sollaku ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Meliha Kukaj, ish-kancelare, Liljana Shkjau, ish-sekretare e Gjykatës së Pukës, Fariz Xhurxhi me funksion avokat ku këta persona u arrestuan pas skandalit të denoncuar në emisionin "Fiks fare".

Kukaj, Shkjau dhe Furrxhi u arrestuan mëngjesin e 8 dhjetorit, disa ditë pas skandalit të denoncuar në emisionin fiks fare, teksa merrnin rryshfet në këmbim të lirimit të disa disa të arrestuarve gjatë protestave për një kompani minerare në Kukës.

Ndaj të arrestuarve janë ngritur disa akuza, ndërsa këta të fundit nuk i pranojnë asnjë akuzë dhe deklarojnë se janë të pafajshëm.

Për tre të arrestuarit e tjerë Pëllumb Prençi,ish-prokuror i rrethit Pukë; Fran Dashi; si dhe Dëfrim Prençi, Gjykata e Apelit do të shprehet ditën e hënë.

Në total për skandalin e Gjykatës së Pukës u arrestuan 7 persona, ku pas 6 arrestimeve të para u vu në pranga dhe gjykatësi Shtjefën Lleshi, i cili dhe ai është me masë sigurie "arrest me burg".

Share This Video


Download

  
Report form