A1 Report - Fier, të rinjtë kthehen nga Greqia sakrifikojnë plazhin për një zanat

Report TV 2015-08-22

Views 9

FIER - Është mesi i sezoni turistik dhe në vend të pushimeve kanë zgjedhur t?i futen punës për një zanat. Fjala është për të rinjtë të cilët ndjekin kurset e formimit profesional publik në Fier, që aktualisht janë të papunë, por kanë përzgjedhur që gjatë kësaj kohe të fitojnë një zanat.

Janë 113 të rinj të regjistruar në këto kurse, kur me të frekuentuarat janë klasat për rrobaqepësi, elektriçist, parukeri dhe hidraulik.

Një pjesë e të rinjve që ndjekin këto kurse sapo janë kthyer nga emigrimi kryesisht Greqia, shteti fqinj i prekur nga kriza ekonomike.

?Kemi kërkesa veçanërisht për profesione që mendohet se në tregun shqiptar janë të kërkuara dhe ne jo vetëm në ato kure por edhe në kurse të tjera vazhdojmë profilin që kemi tashmë të krijuar duke siguruar drejt cilësisë, drejt angazhimit tonë maksimal. Jemi të kënaqur të informojmë publikun që një pjesë shumë e mirë e kursantëve që mbrojnë edhe në raport me vitet e kaluara ka mundur të gjejë punë?, shprehet drejtori i qendres Ilir Dano.

Kurset zgjasin 4 deri ne 6 muaj dhe në fund kursanti pajiset me një certifikatë e cila njihet nga institucionet publike.

Share This Video


Download

  
Report form