A1 Report - Houston: Kerkimet per avionin e zhdukur mund te zgjasin 1 vit

Report TV 2015-08-22

Views 2

AUSTRALI- Kërkimet për avionin e zhdukur të "Malaysia Airline" mund të zgjasin deri në 1 vit. Lajmi u bë i ditur nga ish-marshalli i forcave ajrore australiane Angus Houston, i cili drejton kërkimet.

Javën e ardhshme zyrtarë australianë dhe malajzianë do të takohen në Australi për të vendosur hapat e ardhshëm. Gjatë konferencës për shtyp, Houston tha se takimi do të jetë shumë i rëndësishëm për të formalizuar hapat e mëtejshëm, në mënyrë që operacionet e kërkimore të vazhdojnë me urgjencë dhe të mos ndalojnë në asnjë moment.

Kërkimet ajrore për të gjetur pjesë të avionit kanë ndaluar, ndërkohë kërkimet nënujore do të shtohen në zonat ku zyrtarët, në bazë të të dhënave të satelitëve, dyshojnë se avioni është rrëzuar. Kërkimet do të fokusohen ne gjetjen e kutisë së zezë.

Raporti preliminar i ministrisë së transportit të Malajzisë zbuloi se avioni kishte 17 minuta që ishte zhdukur nga radarët para se të vihej re nga punonjësit e kullës së vrojtimit.

Fluturimi MH 370 me 239 persona në bord humbi kontaktin me kullën e vrojtimit më 8 mars ndërsa udhëtonte nga Kuala Lumpur për në Pekin.

Share This Video


Download

  
Report form