Kërkimet për avionin e zhdukur të fluturimit 370 të "Malaysia Airlines" kanë rifilluar gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, në pjesën më jugore të Oqeanit Indian, duke përdorur avionë zbulues të distancave të largëta për të gjetur mbetjet e mundshme të tij në një nga pjesët më të largëta të Tokës.