A1 Report - Droga e sekuestruar, pagesa për 2 këngëtarët grekë të arrestuar

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Dy këngëtarët grekë Panajotis Markopulos dhe Anastasia Vogiatzi kundërshtojnë akuzën e trafikimit të marijuanës dhe se kanë rënë në kurth. Deklaratat janë bërë në seancën për marrjen e masës së arrestit në gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Policia arrestoi mëngjesin e së dielës dy këngëtarët grekë, të cilët kishin ardhur të premten për të performuar në lokalet me muzikë në Sarandë dhe Vlorë.
Dy këngëtarë grekë të ftuar për të kënduar në lokalet me muzikë të Sarandës, në fundjavë janë kapur në pikën kufitare të Kakavijës në kthim për në Greqi me 63.5 kilogramë marijuanë, për ta trafikuar në drejtim të shtetit helen.

Policia e Gjirokastrës raportoi arrestimin e 27-vjeçarit Panajotis Markopulos dhe 30-vjeçares Anastasia Vogiatzi, pasi me automjetin e tyre tip Seat me targa IPP 3885, në një vend të fshehtë u gjet droga e ndarë në 95 pako.

Prokurorët e krimeve të rënda dyshojnë se sasia e 63.5 kilogramëve të marijuanës që u gjeten në makinë Seat të Markopulos, janë pjesë e pagesës së tyre për netët që do këndonin.

Në pamje jeni duke parë Markopulosin të përlotur në kafazin e të pandehurve të krimeve të rënda. Burimet nga gjykata thanë se për seancën që vazhdoi me dyer të mbyllura, nuk priteshin ndryshime të masës së arrestit me burg.

Share This Video


Download

  
Report form