TIRANE- Skandali i mbushjes me ujë të katër rezervuarve të naftës në kompaninë "Albpetrol", është bërë objekt hetimi në prokurorinë e Fierit, e cila tashmë ka nisur hetimet duke marrë në pyetje disa persona. Ka qënë një kallëzim i ndërmarjes "Albpetrol" i firmosur nga drejtori aktual Endri Puka, i cili bashkangjitur me kallëzimin i ka vënë në dispozicion prokurorisë së Fierit, dhe letrën e shkruar nga përgjegjësi i sektorit të naftës në Zharrës, Përparim Braçe.
Të kontaktuar me telefon nga "Shqiptarja.com" zyrtarë të prokurorisë së Fierit, thanë se gjithçka ka ndodhur në kohën e pas fushatës elektorale në Korrik. Përqëndrimi i vëmëndjes se drejtuesve të institucioneve në rezultatin e zgjedhjeve elektorale, i ka dhënë mundësi disa personave që të futin katër autobote të mbushur me ujë në stacionin e Zharrëzës, duke i shkarkuar në katër rezervuarë. Aktualisht hetimi është përqëndruar në identifikimin e personave përgjegjës të këtij megamashtrimi, që është kryher në ditët e fundit të qeverisë Berisha. Sipas burimeve të dyshuarit kryesorë të këtij skandali, janë ish-Drejtori i Përgjithshëm i "Albpetrol", Ferdinand Murati, Medi Mollasi, Agron Alicena, Xh.Rapaj dhe dy shoferët Andon Daja dhe Xhezmi Bushin.
Sekuestro dokumentave
Prej disa kohësh prokuroria e Fierit, ka sekuestruar dokumentacionin që është mbajtur nga puntorët e stacionit të naftës në Zharrës të Fierit, ku tregohet prania e katër autoboteve të mbushur me ujë. Sipas burimeve pranë kësaj prokurorie, gjiçka është shënuar në letër por askush nuk ka vepruar për të ndaluar mbushjen e rezervuarëve të naftës me ujë. Këto manovra i kanë interesuar dikujt. Nisur nga kjo situatë, prokuroria e Fierit disa kohë më parë ka thirur për të dëshmuar disa prej ish-zyrtarëve të kompanisë shtetërore të naftës "Albpetrol".
Nga ana e saj, prokuroria e Fierit shprehet se hetimi i kësaj çështje është prioritet, dhe se nuk mund të japin shumë detaje lidhur me veprimet hetimore që janë kryer gjatë kësaj kohe. Pavarësisht kësaj, burimet shtojnë se hetimet janë shtrirë dhe mbi disa kompani private konçesionare, që duhet të dorëzonin naftën tek kompania shtetërore "Albpetrol". Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë pasi në vend të naftës, pikërisht këto kompani kanë hedhur në rezervuara sasi të konsiderueshme me ujë. Ndërkohë që dëmi financiar për këtë rast llogaritet në mbi 133 mln lekë, duke marrë parasysh vetëm mungesën e 332 metër kub naftë në muajin Maj, pa llogaritur dëmin e shkaktuar nga shkarkimi i katër autoboteve me ujë në rezervuare. Muaji Qershor ka nisur me bilanc minus prej 332 metër kub.
Ku shkon nafta?
Manovrat e kryera nga kompanitë konçesionare, duke mashtruar "Albpetrol"-in, nuk janë të rastësishme. Në shumë raste përdoret praktika e shumave financiare nën dorë, dhe për pasojë në vend të naftës që duhet të dorëzojnë kompanitë konçesionare në "Albpetrol", për disa puse që ky i fundit i jep me qëra shfrytëzimi, dorëzohet ujë ose produkte të tjera që nxiren nga puset. E gjithë kjo skemë mashtrimi...