Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar Partinë Socialiste si një parti e cila destinon që të zhduket nga jeta politika, duke u nisur nga mënyra e zgjedhjeve të instaluara nga kryetari i saj, Edi Rama, që nuk lejon organizimin e zgjedhjeve.
Duke folur nga konventa e të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Basha ka theksuar se sot Shqipëria vuan, pasi kjo klikë në qeverisje synon të minojë zgjedhjen, kërkon ta zëvendësojë atë me pseudo zgjedhje që e ka nisur brenda saj, duke imponuar zgjedhjen mes më të nxirëve, jo më të mirëve.
Ai iu ka thënë të rinjve se, ajo që i bashkon ata është vlera, besimi se Shqipëria e së nesërmes do të jetë ndryshe, idealet, prandaj të rinjtë demokratë janë mbledhur jo për emra por për vlera, jo për pazare por për besim,që Shqipëria të ecë përpara.
Ne tha Basha, kemi zgjedhur një model që qëndron në themel të ne domokratëve dhe është modeli i zgjedhjes së vërtetë, jo të trukuar, të lirë, jo dorëmbajtur e diktuar, zgjedhjes mes vlerave jo antivlerave.
Ky model, shtoi ai është celësi i shoqërive të përparuara, është modeli i PD-së, modeli i FRD, pasi ska liri më të madhe se liria për të zgjedhur.