A1 Report - Kapen 47 t cigare kontrabande Rama: Dogana s'blihet me para

Report TV 2015-08-22

Views 4

DURRES - Plot 47 ton cigare kontrabandë janë bllokuar në një anije tregtare, në tentativë për tu tregtuar kontrabandë në Shqipëri. Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali nga porti i Durrësit, ku u ankorua anija tregtare e rregjistruar në Tanzani ERA-1, tha se vlera totale e mallit arrin në 10 milionë dollarë. Pavarësisht se përmes dokumenteve anija vinte nga greqia dhe kiosht destinacion Malin e Zi, Spiropali tha se cigaret kontrabandë do të tregtoheshin në Shqipëri, dhe se dokumentet e tyre kanë qenë të falsifikuara.
Bllokimi i një sasie të tillë malli kontrabande sipas Spiropalit tregon se tashmë doganat shqitpare nuk shiten dhe blihen më me para, siç ka ndodhur sipas saj, në të kaluarën. "Ne po presim të gjitha fijet e kontrabandës të organizuara në të kaluarën", -tha Spiropali.
Edhe për kryeministrin Rama, kapja e 47 tonëve cigare kontrabandë, tregon që Dogana nuk blihet dot me para si vjet. Këtë qëndrim kreu i qeverisë e ka shprehur përmes rrjetit social Twitter ku ndër të tjera shkuan: Kush ka veshë dëgjon kush ka sy shikon kush ka tru kupton: Kur kapen 48 ton cigare kontrabandë dmth që dogana nuk blihet dot me para si vjet"!
Anija tregtare me flamur të Tanzanisë u ndalua nga Anti-Kontrabanda në Portin e Vlorës mbrëmjen e djeshme. Anija ishte nisur nga Greqia dhe sipas dokumenteve, destinacion ishte Mali i Zi.

Anija ndodhej prej dy ditësh në Portin e Vlorës, pasi kishte kërkuar ankorim për shkak të kushteve të këqija të motit. Por me përmirësimin e saj, anija me flamurin e Tanzanisë ka tentuar të largohet nga porti i Vlorës pa iu nënshtruar lejes përkatëse, sipas procedurës për të lundruar në ujërat shqiptare. Në orët e mbrëmjes së të premtes anija u ankorua në portin e Durrësit ku iu nënshtrua kontrollit.

Burime për "A1 Report" pohojnë se anija në fjalë më parë ka qenë me flamur shqiptar dhe m emrin "Kavaja". Oficerë të hetimit të doganave në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë procedurat e këqyrjes për marrjen e deklarimeve.

Aty ka rezultuar, se ka vende të hapura që bëjnë të mundur nxjerrjen e cigareve. Operacioni i djeshëm është drejtuar nga Dogana, Policia Kufitare, Roja Bregdetare dhe QNOT. Hetimet po vazhdojnë nga doganat kur deri më tani është kontrolluar kapiteni i anijes që nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm dhe nuk ka respektuar procedurat përkatëse.

Share This Video


Download

  
Report form