A1 Report - Kapet anija me 48 ton cigare kontrabande per ne Shqiperi

Report TV 2015-08-22

Views 4

DURRES - Plot 48 ton cigare kontrabandë janë bllokuar në Shqipëri në tentativë për tu tregtuar kontrabandë. Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali nga porti i Durrësit, ku u ankorua anija tregtare me flamur të Tanzanisë, se vlera totale e mallit arrin në 10 milionë Euro.
Pavarësisht në përmes dokuementeve destinacioni ishte Mali i Zi, Spiropali tha se cigaret kontraandë do të tregtoheshin në Shqipëri, dhe se dokumentet e tyre kanë qenë të falsifikuara.

Bllokimi i një sasie të tillë malli kontrabande sipas Spiropalit tregon se tashmë doganat shqitpare nuk shiten dhe blihen më me para, siç ka ndodhur sipas saj, në të kaluarën. "Ne po presim të gjitha fijet e kontrabandës të organizuara në të kaluarën", -tha Spiropali.

Edhe për kryeministrin Rama, kapja e 48 tonëve cigare kontrabandë, tregon që Dogana nuk blihet dot me para si vjet. Këtë qëndrim kreu i qeverisë e ka shprehur përmes rrjetit social Tëitter ku ndër të tjera shkuan: Kush ka veshë dëgjon kush ka sy shikon kush ka tru kupton: Kur kapen 48 ton cigare kontrabandë dmth që dogana nuk blihet dot me para si vjet"!

Share This Video


Download

  
Report form