Durrës- Plot 47 ton cigare kontrabandë vlera e së cilës shkon në 10 milionë dollarë, e planifikuar për t'u hedhur në tregun shqiptar është bllokuar gjatë një operacioni të antikontrabandës.
Ngarkesa me cigaret kontrabandë, të markave të ndryshme, u bllokua në anijen me flamur të Tanzanisë "Era 1".
Anija ishte nisur nga Veriu i Qipros dhe më 16 maj u bllokua pas dyshimeve që kishin lindur pasi ishte larguar pa leje nga Gjiri i Vlorës.
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali deklaroi se pas verifikimit ishte zbuluar se "cigaret kontrabandë ishin të destinuara për tregun tonë të brendshëm, dhe nëse do të hidheshin në treg vlera do të ishte 10 milionë dollarë."
Mendohej se do të shkonte në Mal të Zi, por fakti që është gjetur pa pullë tregon se do ishte kontrabandë" nënvizoi Spiropali në një prononcim për median nga porti i Durrësit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/