Kapen cigare kontrabandë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë konsumatorë të duhanit kërkojnë cigare pa pullë fiskale e në fakt nuk e kanë të vështirë të gjejnë të tilla në kryeqytet. Tregu i zi ofron marka të ndryshme duhani, pjesë e të cilit ishin edhe keto paketa cigaresh kontrabandë që u zbuluan së fundmi në Tiranë. Kjo është depoja e Ismail Xhengos 49 vjeç, tek ish-Fusha së Aviacionit, ku ai mbante te fshehura 9950 paketa pa pullë. Xhengo u arrestua gjatë operacionit te koduar me emrin ?Te Kamufluarit?. Bashkë me të u prangosën edhe bashkëshortët Agron dhe Miranda Tiçe, që shërbenin si shitës të cigareve kontrabandë. Policia sqaroi se ata i tregtonin paketat në fshehtësi, në një dyqan me produkte të ndryshme industriale pranë Shkollës Teknologjike në kryeqytet. Si provë materiale, policia ka sekuestruar edhe një automjet ?Mercedes Benz? me të cilin transportoheshin kolitë me cigare. Tre të arrestuarit akuzohen për kontrabandë dhe fshehje te të ardhurave.

Share This Video


Download

  
Report form