Drejtoria e Antikontrabandës në bashkëpunim me Doganën Kakavijë ka arrestuar sot Stavri Bani Topi. Ai u kap me një sasi të konsiderueshme cigaresh kontrabandë.
7600 fijet e cigareve të sekuestruara ishin fshehur në pjesë të ndryshme të benzit me targa AA770LS.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës e cila do të kryejë veprimet e mëtejshme hetimore për veprën penale të kontrabandës me mallra që paguajnë akcizë.