A1 Report - Droga, Berisha do ikjen e Rames por per Gerdecin nuk u dorehoq!

Report TV 2015-08-22

Views 3

TIRANE -- Të hënën opozita kërkoi largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, duke paralajmëruar nisjen e një proteste të enjten që mesa duket për ish-kryeministrin Sali Berisha nuk ka gjë të njëjtë me tragjedinë e Gërdecit, për të cilën kurrë nuk pati përgjegjës dhe as të dorëhequr. Në një bashkëbisedim me gazetarët ish-kryeministri Berisha ka shmangur përgjigjen e drejtëpërdrejtë për pyetjen se pse duhet të ketë një dorëheqje nga Rama kur një gjë e tillë nga Berisha, dikur në pushtet, nuk u bë, pas tragjedisë së Gërdecit ku vdiqën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Gazetarja e A1 REPORT, Joniada Koçi pyet: Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, po ju zoti Berisha përse nuk u dorëhoqët kur ndodhi ngjarja e Gëdecit?

Sali Berisha: Me gjithë respektin që kam po krahasin të pakrahasueshmen. Ai ishte një aksident tragjik, i cili u trajtua në mënyrën më serioze. Ishte aksident i një kompanie private me një konkluzion të padiskutueshëm në MEIKO dhe u nxorrën të gjitha përgjegjësitë. Më thuaj ti çfarë përgjegjësie po nxjerr ky. Përsa i përket dorëheqjes së Edi Ramës, unë dua t'i informoj qytetarët se Edi Rama kurrë nuk dorëhiqet, psiqika e tij është e tillë që nuk e lejon kurrë atë të dorëhiqet, por duhet hequr!

Duke folur mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi si kapja e drogës në Divjakë, Berisha tha se nuk është çudi që në brigjet tona të vijnë nëndetëse. Ai tha se me lehtësirat që sipas tij qeveria i ofron narkotrafikantëve, trafiku i drogës mund të bëhet me nëndetëse dhe më tej të thonë se ishin balena. "Pas aeroplanëve përdor nëndetësen, për kartelet e drogës Medelin shpërndarja e tyre në Europë bëhet në rrugë detare. Nuk e di, di që ka patur anije janë kapur ngarkesa të mëdha kokaine. S'di kanë ardhur nëndetëse apo jo, por me këto lehtësira që ofron Shqipëria për avionet, nëndetësja është më e thjeshtë, dhe ata marrin zemër. Unë e di që kur kjo të ndodhë do të thotë qeveria: "I ftoi Berisha", se kështu tha trafikanti në polici: Meqë tha Berisha në Divjakë vajtëm atje se vunë blloqe në Gjadër.

Berisha bëri thirrjen publike se prioritet i axhendës së qytetarëve shqiptarë duhet të jetë largimi i qeverisë Rama nga pushteti. Deputeti demokrat tha se të enjten në orën 10:00 do të nisë protesta e opozitës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, për të shpëtuar vendin nga ajo që Berisha e quajti "trafik të drogës me përmasa kolumbiane".

"Qytetarët në axhendën e tyre të vendosin të parë shpëtimin nga qeveria e drogës, që në vend t'na shpëtojë qëndron në krye të trafiqeve. Nuk është gjë tritoli, po droga vë në narkozë një shoqëri të tërë. Të nisin betejën ditën e enjte, të zotuar për largimin e kësaj qeverie, qeverisë së drogës", u shpreh deputeti Berisha.

Duke i etiketuar kreun e qeverisë dhe kryeparlamentarin Meta "baronët e drogës", tha se qeveria e ka faktuar tashmë se ka vendosur në dispozicion të narkotrafikantëve, territore të vendit, si porte dhe aeroporte.

"Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt vendeve...

Share This Video


Download

  
Report form