TIRANË - Lidhjet e Edi Ramës me krimin dhe vrasja që i bën ai shpresës së shqiptarëve kanë sjellë eksodin e madh të shqiptarëve dhe rrezikun që Gjermania të rikthejë regjimin e vizave me Shqipërinë. Sali Berisha në një bashkëbisedim nga zyra e tij me gazetarët ka bërë tërësisht fajtor kryeministrin për këtë dramë të shqiptarëve.
"Është kriza më e rëndë që nga lufta e dytë botërpore për Europën Perëndimore dhe nuk duhettë kemi asnjë iluzin për këtë. Ne jemi në krye të listës së këtij problemi, krahasohemi me sirrianëtt dhe libianët. Një vend kutë ardhurat për frymë që nga 1992 janë rritur deri në 2014. Pse para dy vjetësh gjermanër skishin bërë njoftime për punë?pse tani po kin? Kanë 8 vite që ata bëjnë njoftime të tilla. Kjo do të thotë që tani ikin se ky i inkurajon, aktori Rama dhe lidhja e tij me krimin. Ky sillet me njerëzit si armiq. Nuk ka shpresë do të luftohet korrupsioni Nuk rikthehet shpresa tek shqiptarët duke mbrojtur sarajet e Koços", - tha Berisha.
Për Berishën Rama në vend që të sulmojë europën duhet të ndalë eksodin.
Ish Kryeministri tha se qeveria shqiptare nuk dërgoi në Samitin e Vjenës projektet më kryesore, por ato që nuk kanë fizibilitet dhe ato që janë të ndikuara nga elektoralizma. Sipas Berishës projekti më i rëndësishëm për Shqipërinë dhe që qeveria duhet të paraqiste atje është ai i ndërtimit të hekurudhës Tiranë-Prishtinë.
Ai tha se kjo hekurudhë sjell shumë përfitime për vendin tonë, por edhe për Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit. Kjo hehurudhë sipas Berishës e bën portin tonë