Report TV - Basha: Roshi-Bushi-Bardhi turp i Ramës për shqiptarët, të ikin

Report TV 2016-05-21

Views 0

24 orë pas publikimit të formularëve të vetëdeklarimit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kryetari Basha e ka cilësuar turp zgjedhjen e kryetarëve bashkiak të inkriminua duke bërë fajtor kryesor kryeministrin Rama. Në një konferencë për mediat mesditën e kësaj të shtune Basha tha se kjo është arsyeja pse Rama nuk e donte ligjin e dekriminalizimit dhe arsyeja pse e vonoi 1 vit.

"Ngremë alarmin për emërimin e trafikantëve, tutorëve dhe vrasësve në pushtet nga qeveria Rama.Këto emërime janë arsyeja përse Rama vonoi me një vit ligjin e dekriminalizimit.ekriminalizimi ka filluar të japë rezultatet e para të cilat tregojnë se shumë funksionarë kanë fshehur të dhënat. Rama është autori numër 1 i kriminalizimit të institucioneve"-tha Basha

Për Bashën verifikimi do nxjerrë dhjetëra raste deklarimesh të paplota dhe se PD do të vijojë materializimin me kërkesa në prokurori për emra konkretë

Kryedemokrati Basha tha se ata formularë vërtetuan alarmin tonë të madh për ekzistencën krimit të përmasave kritike që ka marrë nën drejtimin e Edi Ramës

?Ekzistenca e narkotrafikanëve, vrasësve, kryetarëve të bashkish, drejtorë, drejtues të posteve kyce, përfshirë policinë e shtetit tregojnë arsyen pse Edi Rama bëri gjithçka për të mos miratuar ligjin e dekriminalizimit për 1 vit me radhë?, tha gjithashtu Basha.

Share This Video


Download

  
Report form