A1 Report - Kukes, Basha: Agresiviteti i Ramës ngaqe nuk mban dot premtimet

Report TV 2015-08-21

Views 0

KUKES- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se qeveria Rama erdhi në pushtet me gënjeshtra dhe nuk po mban premtimet. Ndërkaq ka shtuar se standardi i qeverisë së re "nuk është vota e lirë, por blerja e saj". Kryetari i PD i ka bërë këto deklarata gjatë një akvitetiti të organizuar në Kukës me rastin e 23-vjetorit të themelimit të PD-së.

"Kukësi është bastion i PD-së, dhe jemi një parti me të ardhme të madhe. Kukësi qendroi përballë blerjes së votes. Sollët në parlament 3 deputetë. Ne jemi parti e punëve konkrete dhe e transformimeve rrënjësore. Qeveria Rama erdhi në pushttet me premtime e gënjeshtra të mëdha. PS donte ndalonte integrimin, dhe nuk ishte për votën e lire. Ata nuk janë për votën e lirë por për blerjen e votës. Rrama të matet me qeverisjen e PD-së, nëse mundet të na e kalojë me rrugë, shkolla, etj. Rama deri tani ka rritur çmimet dhe borxhin, agresiviteti vjen nga paaftësia, dhe mashtrimi, shkelja e kushtetuës, largimet nga puna, tritoli politik. Shpifje e versulje, pasi kanë frikë se morën pushtetin me mashtrime", tha Basha.

Share This Video


Download

  
Report form