A1 Report - Basha: Te enjten proteste para Parlamentit, te dorehiqet Rama

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë thirrje për protesta popullore për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij. Duke akuzuar qeverinë Rama për mbështetje të trafikut të drogës dhe fshirje të provave nga vendi i ngjarjes, ku u ul avioni italian. Në një konferencë për shtyp, kreu i PD ka bërë të ditur vendimin e marrë në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD-së, për fillimin e protestave popullore nga ora 10:00 e së enjtes para Parlamentit, që sipas tij do të vijojnë deri në "dorëheqjen e qeverisë Rama".

"Si opozitë, ne jemi përballuar me beteja me këtë qeveri, arbitraritetin, shkeljen e kushtetutës. Kjo e drogës dhe narkotrafikut nuk është betejë mes opozitës dhe qeverisë. Ky është fundi. Drejtësia po heton, ajo do thotë fjalën e vet në lidhje me përgjegjësitë penale të gjithsecilit. Por përgjegjësia politike e Ramës është evidente për çdo qytetar. Sot kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë së tij. Poppulli shqiptar nuk pranon të qeveriset nga një qeveri kukull e krimit të organizuar po qeveri e bërë njësh me narkotrafikun. Populli shqiptar nuk pranon në asnjë mënyrë shndërrim e vendit në një kartel të drogës.
Qytetarët shqiptarë janë gati të ngrihen dhe të luftojnë pa kursyer asgjë për sovranitetin, lirinë dhe të drejtat e tyre kushtetuese. PD do udhëheqë protestën e qytetarëve për rrëzimin e qeverisë.

Protestë popullore kundër oligarkisë së drogës dhe largimin e qeverisë Rama. Të ngrihemi në protestë për të luftuar dhe ndalur kursin kriminal të oligarkisë së drogës.
Të çojmë në shtëpi qeverinë e narkotrafikut në kurriz të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre", tha Basha.

Duke akuzuar sërish për trafik droge nga aerodromi i Gjadrit e nga pista të tjera në vend, Basha i mëshoi sërish faktit se avioni u rrëzua nga mbipesha. Sipas Bashës, droga u zbulua për shkak të një defekti të fuoristradës, duke u shprehur se "Po të mos ishte prishur në nga fuoristradat do kishte ikur dhe ajo siç ikën dhe të tjerat me ngarkesën e drogës".

"Avioni do ishte nisur, ashtu siç janë nisur të tjerë para tij nga Gjadri e pika të tjera. Po të mos kishte pësuar avari dhe të mbetej në plazhin e Divjakës, sot do të ishim sërish në betejë përballë një kryeministri të një qeveria bojëdalë që do mohonte dhe do tallej siç bëri gjatë këtyre javëve me informacionet e opozitës, të punonjësve, dhe denoncime të qytetarëve. Po të mos ishte prishur një nga fuoristradat do kishte ikur dhe ajo siç ikën dhe të tjerat, me ngarkesën e drogës. Avioni i drogës iu ra në prehër, droga iu mbeti në derë. Rama duhet të kishte folur me dorëheqjen e tij. Ky vendim do ishte i vetmi akt që do nxirrte qeverinë nga skandali. Trafiku nga toja ,ajri dhe deti me dorëheqjen do tregonte se qeveria unik ishte e aftë të përballej me të, dhe jo e përfshirë. Dorëheqja do ishte më e mira. Kryeministri nuk foli me dorëheqje, e as me heshtje. Pas talljeve për avionë fantazmë, mushkonjave. Sot po flasin sikur e ndaluan ata trafikun drogës, për të s...

Share This Video


Download

  
Report form