Basha, mosbindje ndaj regjimit ushtrakt në protestë, Rama e që do të zbardhen 2 dosjet

Report TV 2019-03-11

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se veç dpsjes '339' të Prokurorisë për dyshime të përfshirjes së kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako në vjedhje votash, tha se shumë shpejt zyrtarë të tjerë nga Partia Socialiste do të vihen në hetim në sajë të një tjetër dosje me numrin '184'. Sipas Bashës, kjo dosje flet për një tjetër skandal të qeverisë sipas tij, në Dibër. Ai nuk dha më shumë detaje, kur pas një mbledhje që pati në selinë blu me aleatët, i tha gazetarëve të interesuar, se detajet për këtë dosje duhet t'i kërkojnë në Prokurori. "Pyeteni prokurorinë pse janë vonuar hetimet dhe pse nuk zbardhen dosjet", tha Basha.

Lideri i opozitës jo parlamentare doli nga takimi me aleatët duke thënë se PD ka arritur të marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve, dhe jo vetëm. Me asistencën e tyre - Basha tha se PD, do të nisë përgatitjen për zgjedhjet parlamentare, që sipas tij do të jenë të parakohshme, dhe jo në vitin 2021 kur përfundon mandati 4-vjeçar i qeverisë Rama. Basha tha se me asistencën e tyre do të zgjidhën deputetët e ardhshëm nga anëtarësia e partisë përmes parimit 1 anëtarë, 1 votë, -siç ai u shporeh - me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarësisë së Partisë Demokratike.

E quajti protestën e 16 shkurtit para Kryeministrisë nisjen e një rrugëtimi shprese, dhe tha se protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë. Lideri demokrat ju drejtua edhe më një apel qytetarëve që t'i bashkohen protestës që opozita do të mbajë nesër në orën 10:00 tek Kuvendi i Shqipërisë, të cilin e quan ilegjitim, në të njëjtën orë që deputetët e mazhorancës do të mbajnë seancë plenare. Po nesër në këtë seancë do të betohen edhe 4 deputetët e rinj që morën mandatin sot nga KQZ, të ardhur nga listat e kandaidatëve të LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

"Makineria e dhunës, frikës, kërcënimeve, propagandës, përçarjes dhe mashtrimeve, është shkërrmoqur. Vendim absurd për të mbrojtur parlamentin nesër me regjim ushtarak, t'i mohojnë qytetarëve të drejtën për të protestuar", tha Basha.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS