Basha, thirrje per protesta masive te enjten: Rama i ka oret e numeruara

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Menjëherë pas verdiktit të Gjykatës së Kukësit për të lënë në burg 11 prej 23 të arrestuarve për protestën e dhunshme të së shtunës kundër pagesës në Rrugën e Kombit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka privatizuar policinë, prokurorinë dhe gjykatat.

?Prokuroria, policia, por edhe Gjykata kanë shkelur dhe nëpërkëmbur të drejtat e njerëzve të pafajshëm që protestonin për të drejtat e tyre legjitime...E sotmja ka treguar para të gjithë shqiptarëve se Edi Rama e ka privatizuar shtetin në funksion të grabitjes së qytetarëve. Ka privatizuar Policinë e Shtetit që sot bëri shtetrrethim në Tiranë. Ka privatizuar Prokurorinë, që nuk guxoi të çonte një dhunues të protestuesve para gjykatës, ka privatizuar gjykatën që sot dhunoi deputetët e opozitës...?

Më tej, kryedemokrati tha se Rama i ka orët e numëruara dhe u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në protestat e thirrura nga sipërmarrësit dhe njerëzit e thjeshtë.

?Popullin shqiptar nuk e nënshtron dot, nuk e privatizon dot. Ne do të jemi në krah të tyre siç kemi qenë sot, në krah të qytetarëve të pafajshëm Kuksianë. Do të jemi nesër në protestat e njoftuara nga qytetarët, sipërmarrësit e vegjël, nga fermerët, nga njerëzit e larguar nga ndihma ekonomike në Bradashesh, në Milot, në Vorë, dhe në Çermë. Do të jemi në krah të tyre, një popull i bashkuar që do të rezistojë me të gjitha mënyrat demokratike, është garancia se kjo diktaturë dhe tirani e krimit i ka orët e numëruara. Ndaj ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm, edhe socialistëve të ndershëm, ta refuzojnë privatizimin e shtetit nga kjo bandë kriminale në pushtet, e cila nuk ka drejtësi për kriminelët dhe fut në burg popullin. Opozita do të jetë në krah të njerëzve që do të protestojnë nesër, ndaj ju bëj thirrje të gjithëve të protestojmë masivisht nesër për të treguar se populli nuk nënshtrohet dhe e drejta do të triumfojë.?

Gjykata e Kukësit dha të mërkurën nga ambientet e Gjykatës së Tiranës masat e sigurisë ?arrest me burg? për 11 prej protestuesve, ?detyrim paraqitje? për 10 të tjerë dhe ?arrest shtëpie? për 2 protestues. Prokuroria kishte kërkuar ?arrest me burg? për 11 nga 23 protestuesit e ndaluar, ?arrest shtëpie? për 5 persona dhe ?detyrim paraqitje? për 7 të tjerë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS