A1 Report - Shqiptari kërcënon të hedhë në erë avionin: Të ikim në parajsë

Report TV 2015-08-22

Views 3

Terror është përhapur ndër pasagjerët e avionit që udhëtonte nga Zyrihu i Zvicrës drejt Prishtinës, pasi një 35-vjeçar ka kërcënuar të shpërthente aeroplanin. Me një shkrepëse në dorë dhe një shishe që dyshohet se mund të ketë qenë benzinë, ai ka kërcënuar se do ta hedhë në erë aeroplanin me më shumë se 150 veta në bord, nën thirrjen "Allahu Ekber" (Zoti është i madh).

Ngjarja është shënuar mëngjesin e së djelës, ku sipas dëshmitarëve i riu ka thënë: "Do të shkojmë të gjithë te Allahu. A doni që të shkojmë në xhenet (parajsë) a xhehenem (ferr)? Allahu është i pari, Muhamedi (profeti) është pas tij, ne të tjerët nuk jemi askushi", citohet të ketë thënë ai në lartësi prej më shumë se 10 mijë metrash.

Sipas dëshmisë së Nehat Llovcës, emigrant nga Kosova, për Koha Ditore, situata është neutralizuar prej tij, si pasojë e aftësisë që kishte në artet marciale, Atmosferën e ankthit e përshkruan edhe njëri nga yjet e estradës kosovare, që deshi të mos i përmendet emri në gazetë.

Share This Video


Download

  
Report form