VLORË -- Reforma territoriale ka dërguar sot në Vlorë, ministrin Bledi Çuçi, për të zhvilluar konsultimin publik të programuar me aktorët e interesuar.
Çuçi deklaroi se Bashkia e Vlorës dhe ajo e Sarandës janë dy polet kryesore të zhvillimit të zonës, por pjesa tjetër e njësive vendore në këtë qark janë në nivele shumë më të ulëta dhe nuk kanë asnjë oportunitet apo funksionalitet ekonomik a zhvillimor.
Ai tha se pjesa më e madhe e shpenzimeve në të gjitha njësitë vendore shkon për shpenzime operative, masatarisht 64% gjatë viteve 2008-2012. Kjo situatë në 80% të njësive vendore bën që ato të jenë totalisht të varura nga grantet dhe investimet e qeverisë.
Përfaqësues të pushtetit vendor, shoqërisë civile dhe sektorit privat dhanë mendimet e tyre në këtë konsultim që këtë radhë lidhej me një nga zonat me potencialin më të madh të turizmit në vend.
(f.i/shqiptarja.com)