A1 Report - Zhvillimi i turizmit, qeveria ngre Agjencinë Kombëtare të Bregdetit

Report TV 2015-08-21

Views 3

TIRANE- Krijohet Agjencia Kombëtare e Bregdetit e cila ka si synim mbrojtjen dhe zhvillimin e integruar të bregdetit.

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni njoftoi vendimin e marrë sot nga Këshilli i Ministrave duke shtuar se kjo agjenci do të shtrijë veprimtarinë e saj në të gjithë bregdetin shpallur nga Këshilli Kombëtar i Teritorit si zonë me rëndësi kombëtare.

Ministrja gjtihashtu informoi se qeveria ka shfuqizuar projekt koncensionar i parashikuar të zbatohej në zonat bregdetare plazh Dhërmi, plazh Perivol në përmbushje të prioriteteve për kthimin e Shqipërisë në një destinacion atraktiv turistik. Nuk jepen detaje se cili është ky projekti koncensionar i cili është shfuqizuar.

AGJENCIA KOMBETARE E MJEDISIT
Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të ketë 4 drejtori rajonale. Do të ketë 30 punonjës dhe shpenzimet do të mbulohen nga buxheti i kësaj ministrie.

"Objekt i kësaj agjencie do të jetë mbrotja dhe zhvillimi i qëndrushëm i zonës bregdetare. Zbatimi i politikave për menaxhimin e intergruar të zonës bregdetare, bashkërendimi i programeve dhe nxitja e investimeve. Agjencia do të garantojë zbatimin e politikave dhe strategjive kombëtare dhe do të punojë ngushtësisht me njësitë e qeverisjes vendore, të cilat kanë përgjegjësinë e tyre për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimtarisë si për zhvillimin e territorit ashtu edhe për zhvillimin e turizmit", tha Gjermeni.

Gjermeni tha se po ndërmerren ndërhyrjet e nevojshme legjislative, të cilat vlerësohen emergjente për çlirimin e këtyre zonave nga ndërtimet e paligjshme në dëm të interesave të qytetarëve. Qeveria, tha ajo, do të vazhdojë më tej me marrjen e masave të karakterit legjislativ duke synuar kthimin e plazhit dhe brezit bregdetar për përdorim në interes të publikut.

Share This Video


Download

  
Report form