A1 Report - Haxhinasto ne linjen ujore Oher- Struge-Pogradec: Japim hov turizmit

Report TV 2015-08-22

Views 3

POGRADEC - Linja ujore Ohër - Strugë - Pogradec do të nisë të funksionojë në 15 qershor. Ky fakt është konfirmuar nga Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto teksa ka inspektuar punimet në molin e Pogradecit, vendi ku do të behet edhe ankorimi i trageteve Shqipëri - Maqedoni.

Ministri Haxhinasto, i shoqëruar edhe nga kreu i bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbi, teksa ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme këtë linjë ujore në Pogradec, ka pohuar se kjo industri e aplikuar rishtazi në këtë qytet pritet t'i japë një hov të madh turizmit.

"Ky rikonstruksion u bë me një qëllim të caktuar, për të vendosur linjën e tragetit me Ohrin, por unë jam i bindur se do t'i japë një impuls tjetër, shërbimeve turistike ujore për Pogradecin edhe për operatorët e tjerë që mund të jenë të interesuar." tha Haxhinasto

Linja Ujore Ohër - Strugë - Pogradec është miratuar në parim nga krerët e bashkive vite më parë, por pavarësisht kësaj, burokracitë e ndryshme qeveritare bënë që projekti në fjalë të zvarritej dhe të mbetej për një kohë të gjatë vetëm në letër.

Share This Video


Download

  
Report form