A1 Report - Sezoni turistik, Forcat Speciale patrullojnë nëpër akset kombëtare

Report TV 2015-08-22

Views 2

Forcat Speciale të Policisë së Shtetit po mbikëyqyrin akset kryesore rrugore kombëtare, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, apo edhe rritjen e rendit dhe sigurisë publike dhe parandalimin e akteve të mundshme kriminale. Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola, në një intervistë për A1 Report, sqaron se në bazë të një plani masash është kryer edhe shpërndarja e forcave sipas akseve rrugore kombëtare.

?Është menduar që grupet e ndërhyrjes së shpejt të monitorojnë në të gjitha zona bregdetare ne bazë të një plani të firmosur nga drejtori i Policisë së Shtetit.?- tha Tole.

Drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tole tregon, se masat e marra synojnë jo vetëm normalizimin e situatave të trafikut dhe rritjen e sigurisë dhe rendit, por edhe ardhjen në ndihmë të pushuesve dhe turistëve të ndryshëm që synojnë qoftë zonat bregdetare, por edhe turizmin malor apo atë historik.

?Edhe akset rrugore që të çojnë në thellësi të vendit, në alpet shqiptare, në zonat e brendshme, në pjesën verilindore të vendit ku pushues sidomos të huaj. Policia Rrugore në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së shtetit kryejnë kontrolle të vazhdueshme.?- tha Tola.

Sipas kryepolicit të qarkullimit, gjatë këtyre javës së fundit u vu re rritje e trafikut në autostradë nga Tirana në drejtim të Maminasit, nga qytetarë që synonin plazhin e Gjirit të Lalëzit.


?Aksi rrugor që lidh mbikalimin e Maminasit me Gjirin e Lalzit është një aks rrugor i cili nuk ka kapacitetet e duhura për të përballuar flukse të rritura të mjeteve. Shpesh herë mjaft drejtues mjetesh, në këtë aks rrugor të paktën nuk i respektojnë normat e sjelljes.?- tha Tola.

Nisur edhe nga situate e krijuar në veri në rastin e dy turistëve çekë, Tole thotë se në akset jo kombëtare po merren masa me qëllim kontrollin e këtyre akseve jo vetëm, sa i përket qarkullimit por edhe rritje së sigurisë. Po ashtu ai thotë se është bashkëpunuar edhe me agjencitë turistike, duke marrë edhe të dhënat e autobusëve të turistëve që vijnë nga vendet të ndryshme të europës.

?Për të ditur të thëmi në mënyrë të përgjithshme në territorin ku i kemi grupet e përqëndruara turistike me autobus, kemi numrat e telefonit, kemi porositur të gjithë shërbimet për t'i pasur në vëmendje grupet turistike.?- tha Tola.

Në fund Tole nuk harron të shtojë edhe patrullimin e përbashkët me policinë kosovare që kryhet në aksin Kukës- Durrës, apo Kukës- Lezhë. - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/sezoni-turistik-forcat-speciale-patrullojne-neper-akset-kombetare-304616.html#sthash.b1uy58pv.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form