VLORË- Gjetja e një plazhi publik në vijën bregdetare të Vlorës vitet e fundit ka qënë një mision I vështirë, por këtë sezon turistik situata paraqitet disi më pozitive. Shezlonet e subjekteve private këtë verë janë më të pakta në numër, ndërsa cadrat e pushuesve kanë fituar më shumë terren.
Këtë fakt e pohojnë edhe pushuesit të shumtë që kanë përzgjedhur që ditët e nxehta të kësaj stine ti kalojnë në bregdetin e Vlorës.Këta të fundit ndërkohë nuk ngurojnë të komentojnë pozitivisht edhe investimin për lungomaren.
Ndërkohë vitet e shkuara pushuesit në Vlorë ankoheshin për mungesën e plazheve publike tashmë duket se jo më.