SARANDË - Lëvizje, ndalesa dhe shijime të gatimeve të veçanta, të një menuje të pasur plot surpriza, që siç komentojnë edhe shefat e kuzhinës "Neranxi", jane posaçërisht për Festën e Midhjes në Sarandë, e cila çel zyrtarisht sezonin turistik të verës.
Nuk mungon atmosfera e shijimit të gjithçkaje që mban emrin "Neranxi" - kompanisë më të madhe të importit të lëndëve të para për xhelateri, pastiçeri, prodhime brumi, restorante, ushqime aziatike, meksikane, produkte për bare dhe kokteile, erëza dhe fruta të thata, produkte të ofruara në tavolinat e ekspozitës direkt nga kuzhina "Neranxi".
Një grup kuzhinierësh, specialistë dhe studentë të institutit në shërbim të publikut dhe qindra vizitorë marrin pjesë në panaririn e Sarandës.
Një ekip i tërë kuzhinierësh gatuajnë, shërbejnë dhe kujdesen që çdokush të shijojë produktet e "Neranxit", në cilesi dhe me shërbim të kulturuar. Janë vajza dhe djem të rinj, studentë të përgatitur në shkollën 2-vjeçare apo kurset e Institutit Kulinar "Neranxi", ku prej 5 vjetësh diplomohen shefa kuzhine, pastierë, barmanë, picajolë etj.
Një kuzhinë është ngritur në mes të panairit, në çadrat buzë detit në shëtitoren e bukur të Sarandës. Është Festa e Midhjes dhe nga Instituti Kulinar "Neranxi" kanë zbritur në Sarandë, ekspertë të kuzhinës .
Instituti Kulinar "Neranxi" si pjesë e kompanisë "Neranxi" me kuzhinën lëvizëse ka demostruar mbrëmjen e së premtes dhe po ashtu, do ta bëjë edhe nesër, "se si të gatuajmë për pushuesit në Sarandë".
Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Drejtori i USAID-it, përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë etj. u ndalën tek kuzhina e kompanisë "Neranxi" dhe shijuan gatimet e veçanta me shpjegimet përkatëse, një mënyrë origjinale për të paraqitur garancinë e produkteve të kompanisë, por edhe për të treguar sesi mund të gatuash sa më mirë për pushuesit.
Eksperienca dhe shije, nga receta të veçanta, që në Festën e Midhjes kanë në qëndër të pjatave midhjen e Butrintit dhe aromat nga erëzat "Neranxi".
Këto produkte kanë sjellë prej disa muajsh në Sarabndë, Fabien dhe Ivin, një çift i ardhur nga Belgjika.
Ivi tregon disa nga gatimet që po ekspozohen në tryezat e kompanisë "Neranxi", ku midhja e gatuar në shumë receta ofrohet për vizitorët e parë të panairit.
Produktet e embla, të kripura, nën magjinë e aromave, gatuhen para syve te vizitorëve ëe panumërt që shijojnë, shijojnë pa fund.