A1 Report - Tirane, u lirua nga amnistia tenton të grabise supermarketin

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE -- Vetëm një muaj pas lirimit nga amnistia, një 25-vjeçar ka tentuar të grabisë me armë dhe i maskuar një supermarket në zonën e Yzberishtit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të hënës, dhe është parandaluar nga prezanca pranë vendit të ngjarjes e dy agjentëve të Komisariatit Numër 6 të Policisë së Tiranës.

Agjentët kanë ndërhyrë menjëherë duke i bërë thirrje të dorëzohej 25-vjeçarit Bunga, që i armatosur me pistoletë ishte maskuar me një kapelë, shall dhe kapuçin e bluzës që mbante veshur.

E kanë ndjekur dhe e kanë kapur ndërsa nuk e kanë patur të vështirë ta identifikojnë Bungën, i cili në vitet e fundit është shoqëruar dhe arrestuar disa dhjetëra herë për vjedhje dhe plaçkitje.

Herën e fundit ishte arrestuar nga Komisariati Numër 4 i policisë së Tiranës në muajin nëntor, dhe është liruar një muaj më parë duke përfituar nga amnistia.

Bunga është siguruar në ambjentet e izolimit të Komisariatit Numër 6 dhe akuzohet për tentativë grabitjeje me armë dhe armëmbajtje pa leje.

Share This Video


Download

  
Report form