A1 Report - Meta: Stimul punesimit ne rrethe S'mund te jemi te gjithe filozofe

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Investimet e mëdha që janë bërë në vend, nuk kanë nxitur punësimin, prandaj kërkohen politika stimuluese. Duket iu referuar konkretisht Rrugës së Kombit, kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta tha se nevojitet krijimi i mundësive të punësimit edhe në zona të thella, duke hapur linja prodhimi në këto qytete.

Kryeparlamentari i bëri këto deklarata gjatë vizitës që zhvilloi në Panairin e Punësimit, në ditën e tretë të tij, ku tha se njerëzit duhet të shkëputen nga ndihma ekonomike dhe të kërkojnë një punë përmes mundësive të shumta që, sipas tij ofron ky panair. Madje, - sugjeroi Meta, "ndihmën ekonomike më mirë ta marrin punëdhënësit e t'ia japin si pagë atyre që do të punësojnë, se sat ë vijojhet njëjtë me situatën e dertanishme".

"Dje kemi folur në telefon me ministrin Veliaj, ndoqa live nga zyra komunikimin e tij dhe të kryeministrit Rama. Është e rëndësishme që të rinjve jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe, t'i krijohen mundësitë për punësim. Duhet të mendojmë edhe për Pukën, për zona më të thella të vendit. Do të inaugurohet një fabrikë e re ku do të punësohet 300 gra dhe vajza për t'i dhënë mundësi punësimi të gjithë atyre që duan të jetojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre me djersën e ballit dhe jo thjesht me ndihmën ekonomike. Është bërë Rruga e Kombit por nuk ka ndikuar në punësim, ndaj kërkohen politika më stimuluese. Do të hapen linja prodhimi në këto qytete në këto rrethe, ndihmën ekonomike më mirë ta marrin punëdhënësit e tja japin si pagë atyre që do të punësojnë, se sa të vazhdojë si tani", - u shpreh kryeparlamentari Meta.

Meta tha se me vëmendjen që qeveria i ka dhënë formimit profesional, ka hapësira për punësim edhe në fusha të cilat ofrojnë paga të larta, edhe pse nuk janë "punë zyre".

"Nuk mund të bëhemi të gjithë juristë, filozofë, sepse tregu i punës ka nevojë për të gjitha profesionet, në fusha ku paga është më e lartë se edhe në administratën shtetërore. Asnjëherë më parë formimit profesional nuk i është dhënë kjo vëmendje. Ne po përgatitemi për të arritur nivele të reja në tregun e punës për të përmbushur kushtet që kanë nevojë investitorët. Jam i bindur që politika dhe prioriteti për punësimin do të japë rezultate. Unë shikoj punësime sepse duke qenë në ndjekje të vazhdueshme të iniciativave të qeverisë, me sipërmarrësit, për të luftuar cdo burokraci jo cdo hallkë të tepërt që tkurr energjitë, jam i bindur që shumë shpejt do të kemi shumë vende të reja pune", - u shpreh kreu i Kuvendit.

Meta sqaroi dhe arsyet e ndërmarrjes së reformave të "forta" nga ana e qeverisë dhe vëmendjen e vecantë ndaj biznesit fason.

"Qeveria është më e përkushtuara në drejtim të punësimit gjatë këtyre 24 viteve, qeveri e cila vërtetë ka qenë e detyruar të ndërmarrë disa reformat ë forta, por për të frenuar rënien e thellë ekonomike të vendit, për të larë borxhet e pashlyere nga ana e shtetit me qëllim rimëkëmbjen e vendit. Shpesh ka dhe kritikë pse merremi kaq shumë me biznesin fason, por ne merremi sepse është një biznes ...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS